Arte

PROFIL/ Vincent Van Gogh, një artist ‘i pavlerë’ sa ishte gjallë, sot vepra e tij kushton miliarda dollarë!

Shkruar nga Aranit Muraçi

PROFIL/ Vincent Van Gogh, një artist ‘i pavlerë’ sa ishte

Vincent Van Gogh (30 Mars 1853 – 29 korrik 1890), 135 vjet sot prej ndarjes tragjike nga jeta. Konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj në historinë botërore edhe pse shiti vetëm një pikturë me një shifër modeste gjatë jetës së tij

Muzeu Van Gogh në Amsterdam nuk është vetëm një nga vendet më të mira për t'u vizituar, por edhe një nga muzetë më të rëndësishëm të artit në botë. Askund tjetër nuk gjen koleksion më të madh të veprave të Van Gogh-ut.

Gjatë jetës sa ishte gjallë, Van Gogh dhe arti i tij morën pak vëmendje. Sot thuajse 150 vjet pas vdekjes së tij, mesatarisht rreth 2 milion njerëz vizitojnë Muzeun “Van Gogh” çdo vit për të parë veprat e tij. Biletat kushtojnë midis 22 dhe 24 euro. Shteti holandez çdo vit arkëton 40 milionë euro vetëm nga të ardhurat prej biletave që shiten për të vizituar muzeun, falë gjenialitetit të tij.

Edhe pse pretendohet gjerësisht se, piktori post-impresionist, Vincent van Gogh (1853-1890), shiti vetëm një pikturë gjatë jetës, ekzistojnë dhe qarkullojnë teori të ndryshme, në shumë raste kontradiktore. E vërteta ështe se Vincent van Gogh vdiq i varfër, tragjikisht, pa u vlerësuar dhe pa e mësuar dot kurrë famën dhe gjenialitetin e tij. Përkundër kësaj, ai ndërroi jetë sipas komenteve të kohës, si "dështak dhe i paaftë". Ai pretendoi sipas dëshmisë së pronarit të banesës që kishte marrë me qira në Francë se u vetëplagos, teksa u gjet i qëlluar me armë zjarri, ndërsa humbi jetën 48 orë më pas. Por dyshime të forta mbetën pas vdekjes së tij, se në vend të vetëplagosjes ai u qëllua nga një distancë e largët dhe u vra nga të tjerë.

PROFIL/ Vincent Van Gogh, një artist ‘i pavlerë’ sa ishte

Vreshtat e Kuqe në Arles, 1888, nga Vincent Van Gogh. Heritage Images/Hulton Fine Art/Getty Images

E vetmja pikturë që mendohet se është shitur është prej tij “Vreshti i Kuq” në Arles (Vigne Rouge), që ndodhet aktualisht në Muzeun e Arteve të Bukura Pushkin në Moskë. Megjithatë, disa burime pohojnë se piktura dhe vizatime të tjera u shitën ose u shkëmbyen përveç “Vreshtit të Kuq”. Sidoqoftë, Vreshti i Kuq në Arles është e vetmja pikturë e shitur gjatë jetës së van Gogh-ut, emrin e së cilës dimë, që u regjistrua dhe u njoh "zyrtarisht" nga bota e artit.

Van Gogh nuk pikturoi deri në moshën njëzet e shtatë vjeç dhe vdiq kur ishte tridhjetë e shtatë vjeç, prandaj nuk është çudi që ai nuk shiti shumë. Për më tepër, pikturat që do të bëheshin të famshme ishin ato të prodhuara pasi ai shkoi në Arles të Francës në vitin 1888, vetëm dy vjet para se të vdiste. Ajo që mbetet e jashtëzakonshme është se vetëm disa dekada pas vdekjes, arti i tij do të bëhej i njohur në të gjithë botën.

Në vitin 1889, van Gogh u ftua të merrte pjesë në një ekspozitë në Bruksel, e quajtur XX (ose Vingtistes). Van Gogh i sugjeroi vëllait të tij, Theo, tregtar arti dhe agjent i tij, që të dërgonte gjashtë piktura për t'u ekspozuar me grupin, njëra prej të cilave ishte Vreshti i Kuq. Anna Boch, një artiste belge dhe koleksioniste arti, e bleu pikturën në fillim të vitit 1890 për 400 franga belge (rreth 2 mijë euro me vlerën e sotme), ndoshta sepse i pëlqente piktura dhe donte të tregonte mbështetjen e saj për van Gogh, puna e të cilit po kritikohej; ndoshta për ta ndihmuar atë financiarisht; dhe ndoshta për të kënaqur vëllain e saj, Eugène, të cilin e dinte se ishte mik i Vincentit.

Anna Boch besohet se zotëronte dy piktura të van Gogh-ut kurse vëllai i saj, Eugène, zotëronte disa. Megjithatë, Anna Boch e shiti “Vreshtarin e Kuq” në vitin 1906, dhe ajo iu shit përsëri po atë vit një biznesmeni rus të tekstileve, Sergei Shchukin. Piktura si pérfundim u ble dhe iu dhurua Muzeut Pushkin nga Shteti i Rusisë në vitin 1948. Me mijëra turistë vizitojnë çdo vit muzeun e Moskës për parë e për t’u njohur nga afër me veprën e pavdekshme të gjeniut të artit.

Vincent van Gogh do të shndërrohej në një nga artistët më të famshëm të të gjitha kohërave, teksa shumica e veprave të tij do të kushtonin secila dhjetëra milionë dollarë.
Pikturat e Van Gogh janë rritur ndjeshëm në vlerë,  mbi kontributin e tij të rëndësishëm në historinë e artit, rrallësinë e veprave të tij dhe interesin e madh nga koleksionistët.

PROFIL/ Vincent Van Gogh, një artist ‘i pavlerë’ sa ishte

Ndërsa shumica e pikturave të tij vlerësohen në rangun prej 20 milionë deri në 40 milionë dollarë, dhjetëra piktura të tij kapin 50 milionë deri në 100 milionë dollarë ose edhe më shumë.
Disa nga pikturat e Van Gogh kanë arritur çmime rekord në ankand.

PROFIL/ Vincent Van Gogh, një artist ‘i pavlerë’ sa ishte

"Portreti i Dr. Gachet" është një nga pikturat e tij më të famshme dhe më të vlefshme, me versionin e parë që u shit për 152 milionë dollarë, sipas ATX Fine Arts.
"Iris" u shit për 111.2 milionë dollarë.
"Luledielli" (Seria Arles, Vazo me pesëmbëdhjetë lule) u shit për 84.2 milionë dollarë.
"Fusha me grurë me selvi" u shit për 94.1 milionë dollarë.
"L'Allee Des Alyscamps" u shit për 66 milionë dollarë.

PROFIL/ Vincent Van Gogh, një artist ‘i pavlerë’ sa ishte

1. Kopshti me selvi (1888) nga Vincent van Gogh- Emri origjinal në frëngjisht: Verger avec cyprès. Çmimi dhe viti i shitjes: 117.2 milion dollarë, 2022. Shitësi: Paul G. Allen Estate - Blerësi: Anonim

Ndërsa ankandet janë një tregues publik i vlerës, shumë nga pikturat e Van Gogh shiten gjithashtu privatisht, shpesh duke arritur çmime të larta përmes tregtarëve të artit dhe koleksionistëve.
Duke marrë parasysh çmimet e larta të veprave të tij dhe numrin e pikturave që ai krijoi (rreth 900, me disa të humbura ose të shkatërruara), nuk ka një shifër fikse të vlerësuar rreth pikturave të tij. Por veprës së tij sa më shumë vitet kalojnë aq më tepër i rritet vlera ndaj edhe ajo kushton sot miliarda dollarë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH