Arte

Torra Veneciane e Durrësit shndërrohet në skenë arti dhe historie gjatë “Natës Kulturore Epidamn”

Shkruar nga Liberale

 

Torra Veneciane e Durrësit shndërrohet në skenë arti dhe

Mbrëmjen e djeshme, Torra Veneciane e Durrësit u kthye në një hapësirë ku historia dhe arti u ndërthurën në mënyrë të veçantë gjatë eventit “Nata Kulturore Epidamn”. Aktiviteti mblodhi vizitorë të shumtë, mes tyre edhe përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, UNOPS, Bashkia Durrës dhe Qendra Muzeore e qytetit.

Torra Veneciane e Durrësit shndërrohet në skenë arti dhe

Pjesë e programit ishin projeksione historike mbi muret e kullës, krijimi i një vepre arti me letër në kohë reale, si dhe një performancë muzikore që bashkoi polifoninë tradicionale me elementë modernë. Mbrëmja u mbyll me shfaqjen teatrore “Kronikat e Kullës”, që solli një udhëtim artistik nga e kaluara drejt së tashmes.

Torra Veneciane e Durrësit shndërrohet në skenë arti dhe

Eventi u organizua nga “Durrësi Aktiv” dhe u mbështet nga programi i granteve EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

/Sindi Bocova/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH