Arte

PIKTURA E DITËS: "Ura e Përmetit"- Realizuar nga piktori anglez Edward Lear

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Ura e Përmetit"- Realizuar nga piktori

Piktura më lart është ura e Përmetit, realizuar nga piktori anglez Edward Lear, gjatë udhëtimit të tij në Ballkan.

Edward Lear (12 maj 1812 – 29 janar 1888) ishte një artist, ilustrues, muzikant, autor dhe poet anglez. Një koleksion i rrallë skicash të bëra në vitet 1800 nga piktori britanik, u prezantua pak kohë më parë për publikun shqiptar ku nuk mungon edhe urat historike të Përmetit.

Falë Edward Lear, publiku shqiptar është njohur me imazhet e para të Tiranës, Kavajës, Elbasanit dhe qyteteve të tjera shqiptare përgjatë itinerarit “Via Egnatia”, të cilin Lear e përshkoi disa herë. Ai gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri vizitoi edhe Përmetin, Tepelenën dhe Gjirokastrën, para se të largohej më pas për në Greqi.

Urat e gurta mbi lumin Vjosa të ndërtuara në periudhën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës në fund të shk. XVIll, janë vizatuar me mjeshtëri nga  piktori anglez, Edward Lear. Piktori i njohur përmetar, Aleks Todhe, në një shënim pak kohë më parë, shkroi:  

Urat e gurta mbi lumin Vjosa të ndërtuara në periudhën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës në fund të shekullit XVIll që vlen të evidentohet realizimi me nivel të lartë arkitektonik të tyre. Dy urat e para ajo e Petranit dhe tjetra e Përmetit janë vepra të piktorit anglez Edward Lear të cilat janë realizuar direkt nga natyra dhe përkojnë disa vit pas ndërtimit të tyre, ndërsa dy urat e tjera janë ura e Badëlonjës dhe ura e Muço Hysës në grykën e Këlcyrës foto të viti 1917-1920.”

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH