Veprat artistike të Petraq Pecanit në përgjithësi përfshijnë piktura me vaj dhe vizatime të peizazheve shqiptare, figura dhe portrete që evokojnë një jetë të thjeshtë dhe shpirtërore fshatare.
Peizazhet e tij shpesh janë të mjegullta dhe të sugjeruara, duke ngjallur kujtime dhe emocione në sytë e shikuesit. Ai portretizon skena natyrore dhe rurale që pasqyrojnë kalimin e stinëve dhe një lidhje të thellë me jetën e përditshme.
Petraq Pecani, ishte një nga 140 artistët nga 40 vende që morën pjesë në ekspozitën e Bienales së Artit në Londër, e cila u zhvillua nga 24 deri më 26 janar, në Bashkinë e Vjetër të Chelseat.
I lindur në vitin 1956 në Gjirokastër, Petraq Pecani ka ekspozuar tashmë në Tiranë, Athinë, Bruksel, Barcelonë, Bergamo dhe Milano.
Gjatë viteve të fundit ai ka marrë pjesë në Bienalen e Chianciano në Itali dhe në Panairin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor në Paris. Ai jeton në Tiranë ku ekspozon në galerinë e tij personale.