Piktori nga Kosova Agron Hoti, ia ka dalë që të ketë klient një ndër futbollistët ikonë dhe t’ia shesë një pikturë 50 mijë euro. Piktori ia ka shitur pikturën futbollistit të njohur, Zlatan Ibrahimović, aktualisht drejtor i Milanit. Piktura përfshin momentet më të bukura të tij kur luan futboll, të fitoreve dhe humbjeve.
Piktura ka qenë e shfaqur në një sallon arti në Verona ku edhe ka tërhequr vëmendjen e futbollistit suedez i cili e ka blerë menjëherë atë.
Agron Hoti ka folur për pikturën që ka shitur futbollistin e njohur, Zlatan Ibrahimović.
Teksa tregoi se si kontaktoi me Ibrahimović, Hoti është pyetur se sa kishte kushtuar. Ndonëse hezitoi në fillim të përgjigjej, ai e zbuloi shifrën marramendëse që ka paguar Ibrahimoviç. “Mbi 10 mijë euro?” e pyeti moderatori, ndërsa piktori tha se kaq kushton një pikturë normale.
“Mbi 50 mijë euro që atëherë?”, i drejtohet ai dhe merr konfirmimin. “Ishte rastësi. Ishte komplet rastësi. Ky person bëri kontaktin”.
Veprat e tij kanë tërhequr pamjen e shumë futbollistëve, mes së cilës janë Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Luca Toni dhe të tjerë.
“Ndërsa Ronaldos i sajova pesë kupat e Champions-it, është bërë një tabolë dhe se kjo punë do të bëjë që të shkojë urgjent në Torino. E kanë me autobus.“, u shpreh piktori.