Arte

PIKTURA E DITËS: "Kështjella e San Marinos"- Nga mjeshtri, Niko Dhales

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Kështjella e San Marinos"- Nga mjeshtri,

Nikolla Dhales, apo Niko ashtu siç e njohin miqtë e tij në Tiranë, më 20 korrik 2022 u nderua me titullin e lartë: "MJESHTËR I MADH" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Kjo dekoratë e lartë iu akordua artistit Nikolla Dhales “Për kontributin e madh dhënë përmes artit pamor në pasqyrimin e natyrës, ngjyrave të jetës, çështjeve me ndjeshmëri të lartë shoqërore, kulturës shqiptare dhe asaj europiane”.

Nikolla Dhales ka lindur në Tiranë, por origjina e familjes së tij është nga fshati Skore e Pogonit (Gjirokstër). Nga tri fëmijët që lindën nga martesa e tyre, Niko ishte fëmija i dytë dhe i vetmi që mori rrugën e artit pamor.

Artisti Niko Dhales ka qenë i pranishëm me veprat e tij në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare, duke filluar nga viti 1978 -1990. Peizazhet e tij të realizuara në teknikën e vajit, kishin si subjekt imazhet e qytetit të Tiranës, por dhe të qyteteve si: Berati, Gjirokastra, Pogradeci, Vlora dhe bregdeti i detit Jon, Saranda etj.

Artisti i realizonte këto punime me pasion dhe me synimin për të evidentuar bukurinë e natyrës dhe qyteteve të Shqipërisë. Veprat e tij ishin realiste dhe me dritë diellore.

Me talentin e tij, artisti Niko Dhales ka krijuar në sheshin e artistëve në Paris imazhin e piktorit shqiptar që ashtu si shumë figura të tjera shqiptarësh kudo në botë e nderon vendin e tij të origjinës – Shqipërinë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH