Produksioni shqiptar Fatalita, i realizuar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, u ngjit në skenën prestigjioze të Teatro Massimo në Palermo, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin ndërkombëtar të artit shqiptar.
Koreografia, e krijuar nga Toni Candeloro dhe ideuar nga Enada Hoxha, është një tribut koreografik për katër figura ikonike të gruas në letërsinë dhe operën botërore. Me pjesëmarrjen e Edlira Qyshkës (kostumografi) dhe Florian Canges (video design), shfaqja sjell fuqishëm zërin dhe forcën e gruas përmes lëvizjes artistike.
/Sindi Bocova/Liberale.al/