Arte

HISTORIA E NJЁ FOTOJE/ Ceremonia e Varrimit të Ismail Qemalit

Shkruar nga Liberale

HISTORIA E NJЁ FOTOJE/ Ceremonia e Varrimit të Ismail Qemalit

Pas lajmit të hidhur të vdekjes së Ismail Qemalit më 26 janar 1919, në Peruxhia të Italisë, autoritetet në Vlorë u përgatitën të organizonin një ceremoni madhështore lamtumire. Trupi i tij mbërriti në qytetin e tij të lindjes disa ditë më vonë, dhe varrimi u zhvillua të mërkurën, më 12 shkurt.

Që nga orët e para të mëngjesit, qytetarët ishin mbledhur në sheshin e portit. Rreth orës 10:00 të mëngjesit, arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u vendos në një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj. Dyqanet ishin të mbyllura dhe njoftime zie ishin vendosur në dyer dhe mure, ku shkruhej: "Zi kombëtare për patriotin e madh Ismail Qemal".

Në këtë foto te kryer nga fotografi Kolë Maca në vitin 1919, pasqyrohet momenti i mbajtjes së fjalimit për nder të Ismail Qemalit nga paria Shqiptare.

HISTORIA E NJЁ FOTOJE/ Ceremonia e Varrimit të Ismail Qemalit

Pjesëmarrja ishte e madhe dhe rregulli ishte maksimal kështu që nuk pati asnjë incident. Gjithashtu ja vlen të përmendet se nuk pati asnjë flamur shqiptar përveҫ atij që mbulonte arkivolin e të madhit Ismail Qemaili, një hero, dijetar dhe nderi i kombit tonë Shqiptar.

HISTORIA E NJЁ FOTOJE/ Ceremonia e Varrimit të Ismail Qemalit

Kolë Maca

Kolë Maca (Shkodër, 1882 – 1945) ishte një fotograf shqiptar që e filloi karrierën e tij si nxënës i Kol Idromenos dhe më vonë mori trajnim formal në Vjenë. Ai hapi studion e tij të parë fotografike në Shkodër në vitin 1910, pastaj u transferua në Vlorë, ku jetoi deri në vitin 1921. Më pas, ai u vendos në Tiranë dhe krijoi studion e tij atje.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH