Sport

Maresca para finales me PSG: Jemi këtu për të fituar, ky është suksesi më i madh i sezonit

Shkruar nga Liberale.al

Maresca para finales me PSG: Jemi këtu për të fituar, ky

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur me vetëbesim dhe respekt para finales së madhe të Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain.

Në konferencën për shtyp, Maresca vlerësoi lart kundërshtarin, por theksoi se skuadra e tij është gati për të luftuar për trofeun.

“PSG është një nga ekipet më të forta në Evropë, ndoshta edhe më e mira në botë për momentin. Por çdo ndeshje është ndryshe. Ne i respektojmë shumë, më pëlqen mënyra si luajnë, por jemi këtu për të dhënë gjithçka dhe për të fituar,” u shpreh trajneri italian.

Ai tha se ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për Chelsean dhe se ndryshimi i perceptimit për klubin është arritja më e madhe.

“Një vit më parë, askush nuk fliste për ne në aspektin sportiv. Ishim të njohur vetëm për emrin dhe financat. Sot flitet për mënyrën si luan Chelsea dhe si i fiton ndeshjet. Për mua, ky është suksesi më i madh personal. Dhe tani, shpresoj të arrijmë edhe një tjetër fitore të madhe në finale.”

Chelsea do të përballet me PSG-në në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, mes dy ekipeve që kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit.

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH