Globi

Greqia në "pushtetin" e zjarreve dhe të nxehtit përvëlues, KYÇET Akropoli

Shkruar nga Liberale

Greqia në "pushtetin" e zjarreve dhe të nxehtit

Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë ditët e fundit. 

Ishte Ministria e Kulturës në Greqi që njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale.

Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë të Greqisë, ndërsa për disa rajone është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre – që nënkupton rrezik shumë të lartë.

Zjarre tashmë kanë shpërthyer edhe në vende të tjera të Europës, si Franca dhe rajoni i Katalonjës në Spanjë, pak javë pasi këto zona u përballën me një valë të të nxehtit që shkaktoi edhe viktima.

Mbyllja e Akropolit sot kur në qytet priten temperatura deri në 38 gradë Celsius, por kjo nuk ndodh për herë të parë.

I nxehti ekstrem e ka detyruar mbylljen e këtij atraksioni të njohur turistik edhe në muajin qershor, edhe në korrikun e kaluar.

Autoritetet greke thanë se mbyllja bëhet për “sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve” në këtë vend, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH