Ministri britanik Peter Kyle deklaroi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbetet e përkushtuar për të njohur shtetin palestinez, por nuk dha një afat kohor për këtë hap, duke theksuar se sovraniteti duhet të jetë “i zbatueshëm në momentin e shpalljes së shtetësisë”.
Deklarata e tij vjen një ditë pasi Franca njoftoi se do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në shtator.
Teksa u pyet nga “BBC” nëse Mbretëria e Bashkuar do të ndjekë shembullin e Francës, Kyle u përgjigj se prioriteti aktual është emergjenca humanitare në Gaza dhe nevoja për të siguruar “ushqim në pjatat e njerëzve”. Ai shtoi se kryeministri britanik do të zhvillojë një takim me liderët e Francës dhe Gjermanisë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.