Globi

Kopertina e TIME: Ku po e çon Europën udhëheqja e Giorgia Melonit?

Shkruar nga Liberale

Kopertina e TIME: Ku po e çon Europën udhëheqja e Giorgia

“Nuk jam raciste! Po mbrojmë qytetërimin tonë nga globalizmi që nuk funksionoi” thotë kryeministrja e Italisë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zgjedhur nga revista amerikane TIME për të qenë në kopertinën e numrit të saj më të fundit.
Artikulli shoqërues mban titullin: “Ku po e çon udhëheqja e Giorgia Melonit Evropën?”, duke analizuar rolin në rritje të lideres italiane në skenën europiane dhe më gjerë.

Në intervistën për revistën, Meloni thekson: “Unë besoj se duhet të mbrojmë atë që jemi: qytetërimin tonë, identitetin tonë, kulturën tonë.” Ajo e përkufizon nacionalizmin e saj si një formë vetëmbrojtjeje ndaj globalizmit, për të cilin thotë se “nuk ka funksionuar.”

TIME i kushton hapësirë edhe pozicionit të saj në politikën ndërkombëtare, duke përmendur mbështetjen që Meloni i ka dhënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mënyrën sesi ajo komunikoi këtë qëndrim gjatë një takimi me ish-presidentin amerikan Donald Trump.
“Trump e dëgjoi, u përgjigj, por pa krijuar hidhërim,” shkruan revista. Meloni e komentoi takimin duke thënë: “Ne të dy jemi luftëtarë.”

Artikulli ndalet edhe në detaje më personale nga jeta e kryeministres. Motra e saj, Arianna Meloni – gjithashtu koordinatore e partisë Vëllezërit e Italisë – rrëfen se babai i tyre i braktisi kur ishin fëmijë: “Kjo tregon se, thjesht, nuk ishte i interesuar për ne.”
Në pjesë të tjera të intervistës, Meloni përpiqet të sqarojë pozicionet e saj përballë kritikave të shumta që i adresohen brenda dhe jashtë Italisë: “Më kanë akuzuar për gjithçka – nga lufta në Ukrainë deri te vdekja e njerëzve në Mesdhe. Ata thjesht nuk kanë argumente. Unë nuk jam raciste, nuk jam homofobe, nuk jam asgjë nga ato që thonë për mua.”
Revista TIME e portretizon Melonin si përfaqësuese të një forme të re nacionalizmi – rajonaliste, populiste, por njëkohësisht pro-perëndimore dhe e lidhur fort me vlerat transatlantike.
Në fund të bisedës me gazetarin Massimo Calabresi, kryeministrja italiane e pyet me ton reflektues: “A jeni një person i ndershëm? Ajo që po bën qeveria ime, kjo përvojë… ju kujton fashizmin në ndonjë mënyrë?”

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH