Globi

Franca deklaroi se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez, SHBA dhe Izraeli kundër dalin kundër Macron-it

Shkruar nga Liberale

Franca deklaroi se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez, SHBA dhe

Franca deklaroi së fundmi se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez, duke e bërë atë vendin e parë të G7 që merr një vendim të tillë.

Ndërkohë që kjo deklaratë është mirëpritur nga zyrtarë palestinezë, e kundërta ka ndodhur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se ky qëndrim është një shpërblim “për terrorin”. Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio po ashtu ka mbajtur një qëndrim kundër duke e cilësuar një “veprim të pamatur”.

Ndërkohë situata në Gaza është alarmante për shkak të krizës humanitare, një në pesë fëmijë në Gaza raportohet se janë të kequshqyer dhe si pasojë ka edhe humbje jete.

Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për situatën, ndërsa agjencitë e ndihmës i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma të arrijnë njerëzit në territor, duke paralajmëruar për uri masive.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH