Sport

U fut në fushë dhe shtyu me duar arbitrin, procedohet presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima

Shkruar nga Liberale

U fut në fushë dhe shtyu me duar arbitrin, procedohet presidenti

Është proceduar penalisht presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima, i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu me duar arbitrin.

Në një moment Kokëdhima, së bashku me zyrtarë të tjerë të Apolonisë kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe kanë arritur deri në prekje kundrejt arbitrit Dorjan Maletaj, në ndeshjen Apolonia 1-0 Gramshi, e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e futbollit për femra.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH