Sport

3:0 ndaj Andorrës! Shqipëria e dyta në grup, mban gjallë shpresat për në Botëror

Shkruar nga Liberale

3:0 ndaj Andorrës! Shqipëria e dyta në grup, mban gjallë

Pas humbjes 2:0 me Anglinë kishte vetëm një alternativë për Kuqezinjtë ndaj Andorrës në Tiranë për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit të parë në finalet e një Botërori. Kuqezinjtë vinin me vetëm një qëllim në këtë takim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër. 

Dy gola e Rey Manaj në pjesën e parë i dhanë avantazhin dhe qetësinë e duhur të besuarve të Silvinjos për të marrë tre pikët e para. Në pjesën e dytë, në kohë shtesë, Uzuni gjen golin e tretë për Shqipërinë. Anglia fitoi 3:0 me Letoninë dhe mori kreun e grupit me 6 pikë. Shqipëria pozicionohet e dyta pas dy ndeshjeve të para.

3:0 ndaj Andorrës! Shqipëria e dyta në grup, mban gjallë

Shqipëria me këtë fitore synon të arrijë në kualifikueset e Botërorit kualifikimin e parë historik pas dy sukseseve në Europianin 2016 dhe 2024.

Ndeshja u gjykua nga një treshe austriakësh me kryesor Sebastian Gishamer. Andorra në Grupin K vinte në këtë takim pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.

3:0 ndaj Andorrës! Shqipëria e dyta në grup, mban gjallë

90+4′ Mbyllet me fitoren 3-0 të Shqipërisë ndeshja e dytë kualifikuese ndaj Andorrës!

90+2′ 3-0/ Uzuni shënon me kokë dhe pas konfirmimit të VAR nis festën me shokët e skuadrës. (VIDEO)

67′ - Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Gjimshiti dhe në vendin e tij futet Kumbulla.

61′ - Tre zëvendësime te Andorra. Largohen Rosas, Rebes dhe Rubio, në vendet e tyre futen Fernandez, Da Silva dhe Rodrigo.

46'- Asnjë ndryshim në formacionin kuqezi, me nisjen e pjesës së dytë.

45′ Mbyllet 2:0 pjesa e parë e takimit!

20′ 2-0/ Broja lëviz në mënyrë fantastike në zonë dhe më pas pason për Manajn, i cili nuk gaboi përpara portës. (VIDEO)

9′ - 1-0/ Rey Manaj godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë. (VIDEO)

2′ - Babot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ - Nis ndeshja në “Arenën Kombëtare”!

3:0 ndaj Andorrës! Shqipëria e dyta në grup, mban gjallë

Ndryshe nga ndeshja e tre ditëve më parë në Londër, ku kuqezinjtë humbën 2:0, trajneri Silvinjo i dha më shumë përparësi sulmit në këtë takim. Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Në sulm nga krahët Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër Manaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH