Sport

Zyrtare: Noa Lang transferohet te Napoli, dëshirë e trajnerit Conte

Shkruar nga Liberale.al

Zyrtare: Noa Lang transferohet te Napoli, dëshirë e trajnerit Conte

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit holandez Noa Lang. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kampion i Italisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lang vjen nga PSV Eindhoven, ku ka pasur një sezon mjaft të mirë. Në 29 ndeshje të luajtura në kampionat, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane.

Mësohet se transferimi i tij ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit të ri të Napolit, Antonio Conte, i cili po përgatit një skuadër konkurruese për sezonin e ri në Serie A dhe në Evropë.

Lang pritet të sjellë shpërthim dhe kreativitet në repartin ofensiv të Napolit, që synon të rikthehet në majat e futbollit italian.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH