Sport

Skënder Gega largohet papritur, shpërthejnë tifozët kundër bordit, ja kush e merr drejtimin e Partizanit

Shkruar nga Liberale

Skënder Gega largohet papritur, shpërthejnë tifozët

Skënder Gega pas eliminimit të Partizanit nga Conference League e “Demave të Kuq” ka vendosur të largohet nga drejtimi i Partizanit. Në një situatë të tillë, drejtimin e Partizanit do ta marrë Arbër Abilaliaj.

Në pozitën e drejtorit sportiv, Abilaliaj duhet te gjejë trajnerin për sezonin e ardhshëm.
Vendimi i Skënder Gegës për t’u larguar nga drejtimi i Partizanit ka qenë i papritur edhe për tifozët. Ata kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga bordi, i cili e pati të pamundur për t’i ndryshuar mendjen 61-vjeçarit.

Në rrjete sociale kanë shpërthyer komentet e tifozëve, duke e vendosur “gishtin” e fajtorit te vendimarrësit. "Partizani është ngarkuar me drejtora e superdrejtora që kullosin me pazaret e Demit”, janë shprehur tifozët.

Ky ishte rikthimi i dytë i Skënder Gegës në stolin e të kuqve, ku ai drejtoi ekipin në 11 ndeshje, duke arritur një mesatare prej 1.55 pikësh për ndeshje. Dorëheqja vjen pak ditë pas eliminimit të hidhur të Partizanit nga estonezët e Nõmme Kalju në turin e parë të UEFA Conference League, një dështim që ka sjellë trazira në ambientin e klubit.

Skënder Gega largohet papritur, shpërthejnë tifozët

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH