Showbiz

“I seleksionoj daljet e mia tani sepse…”/ Jozi zbulon arysen pse vendosi që të hynte në “Big Brother VIP”!

Shkruar nga Liberale

“I seleksionoj daljet e mia tani sepse…”/ Jozi zbulon arysen

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka zbuluar ekskluzivisht më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Në fillim të intervistës Ronaldo e pyeti pse ka zgjedhur që daljet e tij publike të jenë kaq të pakta dhe ai u përgjigj duke thënë se:

I seleksionoj daljet e mia. Pjesa ime artistike është shumë e ngarkuar, shumë projekte dhe mjaft evente sa i përket këndimit dhe jam i angazhuar shumë vetëm në muzikë.

Ronaldo më pas shtoi se në “Big Brother VIP” publiku arriti që ta njihte Jozin për talentin e tij në muzikë ku shpeshherë që këndonte në shtëpi, në rrjetet sociale videot bëheshin virale. Pas përfundimit të rrugëtimin në BBV, i janë hapur Jozit më shumë dyer sa i përket angazhimeve në muzikë?

“Big Brother VIP” ishte një mundësi e shkëlqyer që m’u dha. Publiku e ka kuptuar këtë gjë sidomos kur je 24/24 aty je pa filtra, pa efekte. Fatmirësisht kanë dalë ato vlerat e mia dhe fatmirësisht e vlerësoj shumë ‘Big’-n që ka vlerësuar drejtë kundrejt çdo gjëje tjetër që ka ndodhur këtë pjesën e muzikës dhe normal që ka ndikuar shumë edhe tek pjesa e punës, pjesa e kërkesave. 

Pse vendosi që të futej në “Big Brother VIP”?

Është një mundësi shumë e artë pjesa e ‘Big’-ut sidomos për artistët që kanë nevojë që të prekin atë suksesin dhe bindjen që mund t’ja dalin. “Big Brother VIP” është një super mundësi që të jepet sepse vetëm aty të dalin vlerat e tua. Nuk mundesh në asnjë lloj emisioni tjetër tënd që ta shpalosësh atë talentin tënd si në BBV. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH