Pas eksperiencës te Dinamo e Bukureshtit, Astrit Selmani ka firmosur me skuadrën e re. Sulmuesi shqiptar ka kaluar në radhët e ekipit të ligës së parë në Kinë, Shaanxi Union FC.
Klubi, bën me dije, se lojtari do të mbajë mbi supe, fanellën me numër 9.
“Pas negociatave miqësore me lojtarin, Shaanxi Union FC ka arritur një marrëveshje me Astrit Selmanin. Sulmuesi kosovar është bashkuar zyrtarisht me klubin dhe do të veshë fanellën ikonike me numër 9,” ka njoftuar klubi përmes një komunikate zyrtare. Ai mund të debutojë me ekipin e ri me datën 26 korrik, në ndeshjen ndaj Foshan Nanshi.