Sport

Enkeleda Carja shpallet kampione e trefishtë dhe vendos 5 rekorde Europiane në peshëngritje!

Shkruar nga Liberale

Enkeleda Carja shpallet kampione e trefishtë dhe vendos 5 rekorde Europiane

Enkileda Carja arriti rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e trefishtë Europë duke vendosur edhe 5 rekorde evropiane.

Sukses i jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e trefishtë Europë duke vendosur edhe 5 rekorde evropiane.

Fillimisht në provën e parë në stilin e shkëputjes Carja ngriti 91 kg duke vendosur rekord.
Nuk e la me kaq pasi në provën e dytë ngriti 93 kg, duke vendosur sërish rekord. 17-vjeçarja tentoi edhe në provën e tretë 95 kilogramë por këtë herë nuk ia doli.

Enkeleda Carja shpallet kampione e trefishtë dhe vendos 5 rekorde Europiane

Megjithatë kjo mjaftoi për medaljen e artë, që do ta siguronte edhe në shtytje. Në provën e parë ngriti 109 duke vendosur rekord evropian, që e përmirësoi në provën e dytë me 111 kg. Carja në provën e tretë provoi 114 kilogramë por nuk ia doli. Gjithsesi edhe këtu siguroi medalje ari.

Në total, me 204 kilogramë Enkileda Carja u shpall kampione e trefishtë e Evropës me 3 medalje ari, teksa këtë periudhë kishte bërë një përgatitje te fortë me trajneren Eglantina Kalemi.

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH