Tashmë nuk është më sekret: Edon Zhegrova dëshiron të largohet nga Lille, dhe kjo duket edhe nga vendimi i fundit i klubit francez. Sulmuesi i Kosovës nuk është grumbulluar për kampin stërvitor nga trajneri Bruno Genesio, një sinjal i qartë se largimi i tij është çështje kohe.
Situata është bërë e qartë edhe brenda vetë klubit. Zhegrova pritet të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje verore dhe po pret ofertën e duhur për hapin e radhës në karrierën e tij.
26-vjeçari ka pasur një sezon pozitiv, si në kampionat ashtu edhe në arenën europiane. Në Champions League, ai u bë protagonist me gola dhe asiste ndaj skuadrave të mëdha, duke treguar vlerat e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lille sezonin që lamë pas.