Sport

Agim Zeka kalon me sukses testet mjekësore te Real Murcia

Shkruar nga Liberale.al

Agim Zeka kalon me sukses testet mjekësore te Real Murcia

Futbollisti shqiptar Agim Zeka ka kaluar me sukses testet mjekësore te klubi spanjoll Real Murcia. Klubi i njohur i ligës së tretë spanjolle ka publikuar disa foto nga kontrollet mjekësore, përpara se Zeka të bashkohet zyrtarisht me ekipin.

Zeka u prezantua pak ditë më parë nga Real Murcia, ndërsa ai u largua nga Partizani në një moment të papritur, vetëm pak ditë para ndeshjeve në Kupat e Europës.

26-vjeçari do të provojë një aventurë të re në futbollin spanjoll, duke luajtur në Primera Federación, që është liga e tretë për nga rëndësia në Spanjë.

Edhe pse te Partizani nuk qëndroi gjatë, ai arriti të tërheqë vëmendjen e Kombëtares shqiptare, duke u thirrur në grumbullim, megjithëse nuk debutoi në fushë.

Karriera e Zekës ka qenë e larmishme, ku ai ka luajtur në disa vende si Kosova, Franca, Austria dhe Portugalia. Tani, me hapin e ri në Spanjë, Zeka do të kërkojë të tregojë vlerat e tij dhe të ndihmojë Real Murcian në sezonin e ardhshëm.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH