Sport

Një shqiptar kapiten te Sunderland, e konfirmon trajneri

Shkruar nga Liberale

Një shqiptar kapiten te Sunderland, e konfirmon trajneri

Granit Xhaka bëri një lëvizje të guximshme në merkaton e verës, pasi u larguar nga Bayer Leverkusen, për tu rikthyer në Premier League.

Mesfushori me origjinë shqiptare u transferua te skuadra e Sunderland, e sapongjitur në elitën e futbollit anglez.

Debutimin e tij, Xhaka e bëri në miqësoren ndaj Real Betis, ku u shfaq me shiritin e kapitenit në krahun e tij. Ky detaj ra menjëherë në sy dhe duket se 32-vjeçari do të jetë kapiten gjatë gjithë sezonit.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri Regis Le Bris, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë, Graniti i ka të gjitha. Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij. Me shumë mundësi kapiteni ynë në sezonin e ri do të jetë pikërisht Xhaka”, tha trajneri.
Mesfushori zgjodhi transferimin te Sunderland, pavarësisht interesimeve të shumta në merkato. Klubi anglez pagoi rreth 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH