Sport

Chelsea prezanton mbrojtësin më të ri holandez

Shkruar nga Liberale

Chelsea prezanton mbrojtësin më të ri holandez

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet, sa i përket afrimeve në merkato. Blutë e Londrës, kanë prezantuar transferimin e radhës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Jorrel Hato, i cili vjen nga skuadra e Ajax-it. Chelsea ka paguar 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 19-vjeçar.

Hato shihet si një investim i rëndësishëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Pozicioni i tij natyral është mbrojtës qendre, por mund të luajë edhe në krahun e majtë.

Chelsea bën të ditur se futbollisti holandez ka firmosur një kontratë shtatëvjeçare, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2032.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH