Lionel Messi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve jo vetëm me praninë e tij në tribunë, por edhe me një aksesor super luksoz. Ylli i Inter Miami u pa duke mbajtur një Rolex Daytona “Barbie”, me vlerë rreth 700 mijë paund.
Messi ndoqi nga tribuna ndeshjen e ekipit të tij kundër Cincinnati, që përfundoi 0-0, së bashku me djalin e tij 12-vjeçar, Thiago. Ai ishte veshur thjeshtë, me këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra bezhë, por ora e rrallë mori gjithë vëmendjen.
Kjo orë unike është e zbukuruar me diamante dhe safirë rozë, e kombinuar me 18 karat ar të verdhë, duke u përputhur edhe me ngjyrat e Inter Miami. Rolex ka prodhuar vetëm 10 të tilla, të cilat nuk gjenden në dyqane. Vetë kompania zgjedh dhe kontakton klientët e veçantë për t’ua ofruar.
Messi, duket se edhe jashtë fushe, di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes!