Sport

ZYRTARE / Jasir Asani surprizon me klubin e ri, por i duhet të presë deri në janar për debutimin

Shkruar nga Liberale

ZYRTARE / Jasir Asani surprizon me klubin e ri, por i duhet të presë

Jasir Asani do të vazhdojë karrierën në Iran, pasi i është bashkuar klubit të Esteglal që militon në elitën e futbollit në këtë vend. Zërat ishin përhapur që në ditët e kaluara, por tashmë Asani ka arritur akordin me skuadrën në fjalë dhe ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit 2026-2027.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi iranian, i cili bëri të ditur se ka firmosur me Asanin, i cili është në muajt e fundit të marrëveshjes që ka me Guangju në Korenë e Jugut dhe i lejohet të negociojë lirshëm me çdo ekip. Esteglal bëri të ditur se po negocionte me koreanët që transferimi i Asanti të bëhej më parë.

ZYRTARE / Jasir Asani surprizon me klubin e ri, por i duhet të presë

”Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju.

Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj”, shkruhet në njoftimin e klubit iranian rreth marrëveshjes me sulmuesin.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH