Alphonso Davis, ylli i Bayern Munich dhe i Kombëtares Kanadeze ndodhej së fundmi në Mykonos, ku shijoi disa ditë puhsime me të dashurën e tij.
Futbollisti u pa në një jaht luksoz me partneren e tij, Cheyenne Jen, me të cilën shkëmbeu puthje dhe përqafime, duke shijuar diellin dhe detin Egje.
Çifti kaloi shumë orë në varkë, me Cheyenne duke u relaksuar pranë tij e veshur me bikini, ndërsa nuk munguan përkëdheljet dhe të qeshurat mes tyre.
Edhe pse ata mbajnë një profil të ulët në media, paraqitjet e tyre të fundit të përbashkëta zbulojnë stabilitetin e marrëdhënies së tyre.
Cheyenne Jen është një modele dhe influencuese, me një prani të fortë në rrjetet sociale, dhe këtë vit ajo duket se po ndan disa momente verore me Davis në destinacione të ndryshme.