Ekipi kombëtar i Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu, që mund t’i kushtojë heqjen deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Gjithçka u bë me dije, pasi lojtarët Boris Cespedes dhe Romiro Vaca rezultuan pozitivë në kontrollet antidoping.
Autoritetet e futbollit botëror po hetojnë përfshirjen e lojtarëve në fjalë në tre ndeshje kyçe.
Bëhet fjalë për një sukses 1-0 kundër Kolumbisë, një barazim 0-0 me Uruguajin dhe një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Kilit.
Këto rezultate i kanë sjellë jo pak, por 7 pikë Bolivisë.
Boris Cespedes pranoi se kishte përdorur një substancë të ndaluar pas barazimit me Uruguajin më 3 mars 2025.
Ai aktualisht është i pezullar, ndërsa pret vendimin përfundimtar të FIFA-s, i cili mund të sjellë një ndalim të tij deri në dy vjet.
Rasti i Romiro Vacas mbart dyshime më të mëdha.
Ai u pezullua nga CONMEBOL, pasi rezultoi pozitiv në maj gjatë një testi dopingu të kryer pas një ndeshjeje të Copa Libertadores me klubin e tij, Bolivar.