Sport

Egnatia përballet nesër me Breidablik në sfidën e kthimit/ Objektivi: kualifikimi në raundin e dytë të Champions League

Shkruar nga Liberale.al

Egnatia përballet nesër me Breidablik në sfidën e kthimit/

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do të zbresin nesër në fushën e lojës për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League ndaj ekipit islandez, Breidablik. Sfida do të zhvillohet në orën 21:00, në Islandë.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, të luajtur në stadiumin “Egnatia Arena”, skuadra nga Rrogozhina udhëton drejt Islandës me një avantazh të rëndësishëm, por gjithçka mbetet e hapur për një përballje që pritet të jetë e luftuar deri në fund.

Goli i vetëm i takimit të parë, i shënuar nga Arbër Hoxha, ka rritur moralin dhe besimin e ekipit që drejtohet nga Edlir Tetova, i cili ka theksuar se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të bërë historinë dhe për të kaluar në raundin e dytë, aty ku i pret një sfidë edhe më e madhe në arenën europiane.

Në prag të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka uruar skuadrën e Egnatias për sukses dhe një paraqitje dinjitoze, duke shpresuar që kjo përfaqësuese shqiptare të ecë sa më gjatë në këtë kompeticion të rëndësishëm.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH