Kosova

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia: Mefail Shkodra me mbi 30 vepra penale në të kaluarën

Shkruar nga Liberale

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia: Mefail Shkodra me mbi 30 vepra

Ditën e sotme në Gjilan ka ndodhur në vrasje e trefishtë dhe policia ka shpallur në kërkim të dyshuarit, Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi tha në një konferencë për media se një person tjetër është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për ndërlidhje me rastin.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim Shkodra dhe dy djemtë e tij, për ata tre të kërkuarit është bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar të gjitha pikat kufitare.

Drejtori i policisë tha edhe se Mefail Shkodra ka precedentë penalë në 31 raste. Ai tha se për veprën penale “sulm”, Mefail Shkodra, i ka pesë raste, për “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tri raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tri raste, për “shantazh” e ka një rast, për “detyrim” i ka dy raste, për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal” e ka një rast dhe ka kundërvajtje në komunikacion”.

Ndërsa prokurori i rastit, Isuf Sadiku tha se ende herët për të dalë me qëndrim rreth motiveve. Ndërkohë institucionet hetimore po vazhdojnë operacionet për kapjen e të dyshuarve.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH