Kosova

Aksident i RËNDË/ Një shqiptar i vdekur dhe 10 të plagosur në aksin Prishtinë-Pejë

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË/ Një shqiptar i vdekur dhe 10 të plagosur

Një aksident i rëndë, ku janë përfshirë disa mjete, raportohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Kosovë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran, ku 6 automjete janë përplasur. Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person, teksa 10 të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH