Kosova

Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar GRUSHTON djalin e kriminelit serb në Zvicër!

Shkruar nga Liberale

Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar GRUSHTON

Boksieri i njohur shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, është përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Zvicër ku pas një konflikti verbal ai është përleshur fizikisht me djalin e ish-komandantit në Serbi, Arkanit.

Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe është bërë e ditur nga ish-deputeti, Azgan Haklaj.

“Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot. Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

Arkani (Zeljko Raznatovic), një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990.

U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë, shkruan Shqip.

Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Zejko Raznatoviç u vra më 15 janar të 2000 në moshën 47-vjeçare në Beograd, ndërsa ishte duke konsumuar diçka me miqtë e tij në Beograd, kur një burrë shkoi drejt tij dhe hapi zjarr në një distancë të afërt me një pistoletë gjysmë automatik.

Plumbi e kapi në sy i cili rezultoi fatal për Arkanin i cili ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH