Kosova

Me 250 milionë euro investime në Podujevë, Hyseni i drejtohet Bulliqit

Shkruar nga Liberale

Me 250 milionë euro investime në Podujevë, Hyseni i drejtohet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, gjatë emisionit “DPT te Fidani” theksoi se investimet prej 250 milionë eurosh, të cilat i ka përmendur kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi, nuk janë reflektuar në zhvillimin e komunës.

Hyseni premtoi se nëse zgjidhet kryetar, prioritet do t’i japë përmirësimit të funksionimit të administratës komunale, stafit shëndetësor dhe arsimit. Ai përshkroi ambientin aktual të punës në komunë si të tensionuar dhe jomiqësor, duke premtuar ndryshime rrënjësore.

“9 mijë vota në Podujevë janë mesazh i qartë i besimit të qytetarëve, dhe me këtë besim do të fitojmë,” tha Hyseni, duke shtuar se do të vendosë standarde të reja në funksionimin e institucioneve lokale, duke garantuar shpejtësi dhe transparencë në shërbimet për qytetarët.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH