Kosova

Sekuestrohet kokainë me vlerë 300 mijë euro, prangoset një 31-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Sekuestrohet kokainë me vlerë 300 mijë euro, prangoset një

Një person është arrestuar në Prizren nga policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë gjatë disa kontrolleve në dy lokacione, pas arrestimit të 31-vjeçarit me iniciale H.K., policia ka sekuestruar 4.4 kilogramë kokainë me vlerë 300 mijë euro.

Gjithashtu janë sekuestruar:

-Dy (2) peshore elektronike;
-Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;
-Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;
-Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;
-Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;
-Një (1) skalper;
-Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Bëhet me dije se hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të Kokainës në Prizren, antidroga e Policisë së Kosovës i sekuestron drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Prishtinë, 12 gusht 2025

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

•Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;

•Dy (2) peshore elektronike;

•Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

•Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

•Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

•Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

•Një (1) skalper;

•Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH