Kosova

Vrasje në Prishtinë/ Policia publikon foton e autorit të dyshuar, kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij

Shkruar nga Liberale.al

Vrasje në Prishtinë/ Policia publikon foton e autorit të dyshuar,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë qytetin e Prishtinës. Rreth orës 22:00, në lagjen Hajvali, një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën.

Viktima, i identifikuar me inicialet M.M., është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por për fat të keq, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Policia e Kosovës ka publikuar foton e autorit të dyshuar, i cili është identifikuar si Xhemail Bajram Nuhiu. Ai është në arrati që nga momenti i ngjarjes.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e tij dhe kapjen sa më të shpejtë të autorit. Çdokush që ka informacion mund të kontaktojë në:

Email: [email protected]
Aplikacioni Android: Lajmero Policinë
Telefon: 192
Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në këtë rast të rëndë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH