Kosova

Temperatura të larta, shkaktojnë zjarre aktive edhe në Kosovë

Shkruar nga Liberale

 

Temperatura të larta, shkaktojnë zjarre aktive edhe në

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend janë të regjistruara 38 vatra zjarri dhe prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera janë lokalizuar.

Ajo ka thënë se është duke e menaxhuar situatën në koordinim të plotë me njësitet e zjarrfikjes dhe shpëtimit, por nuk ka treguar saktësisht se në cilën zonë janë aktive zjarret. Sipas raportimeve në media lokale, situatë e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi.

Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private që t’i zbatojnë masat për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti i madh.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, zjarret pyjore kanë rezultuar me evakuim të banorëve në disa zona të Shqipërisë, teksa zjarrfikësit kanë tentuar t’i shuajnë ato.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Shqipëri kanë qenë aktive 40 zjarre në 24 orët e fundit. Situata më kritike është raportuar në zonën bregdetare të Finiqit, afër Vlorës, ku 10 persona janë evakuuar dhe disa shtëpi janë djegur, sipas raportimeve të mediave lokale.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH