Kosova

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ky është Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë

Shkruar nga Liberale

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ky është Mefail Shkodra dhe dy

Policia e Kosovës ka shpalur në kërkim tre persona, lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjilan, ku u vranë tre persona me armë zjarri.

Fillimisht ishte shpallur në kërkim vetëm shtetasi Mefail Shkodra. Tashmë, uniformat blu të Kosovës bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

Mefail Shkodra u dyshua si autori i vrasjes së trefishtë. Sakaq, ende nuk dihet roli i dy djemve të autorit të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme, rreth orës 12:32, në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, Gjilan. Nga ky krim, u shënuan tre viktima, dy prej të cilëve ishin babë e bir, si dhe një i plagosur.

Mefail Shkodra, i cili u shpall i pari në kërkim nga autoritetet, nuk është një emër i panjohur për këto të fundit. Rreth një viti më parë, ai është arrestuar për çështje fajdesh. por nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka të bëjë me fajde. Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH