Policia e Kosovës bën të ditur se personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku mbetën të vdekur tre persona, është Mefail Shkodra (në foto), emër i njohur për autoritetet dhe opinionin publik.
Dyshohet se konflikti ka pasur si shkak mosmarrëveshjet që lidhen me fajdet. I kërkuari për vjrasjen e trefishtë ishte arrestuar edhe vitin e kaluar për veprën penale “Fajde’ dhe “detyrim’.
Sipas mediave në Kosovë, viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan,
Shkodra është sot në qendër të një kërkimi intensiv, i dyshuar për një nga rastet më të rënda kriminale që ka parë Gjilani vitet e fundit.
Ngjarja ka lënë pas tre viktima, babë e bir, si dhe dy të plagosur dhe një qytet të tërë në tronditje, ndërsa policia po zhvillon një operacion të gjerë për kapjen e tij.
Mefail Shkodra duket si një person që është shoqëruar me figura politike në vend. Përpos fotografive me Presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurtin, Shkodra është shoqëruar edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha më herët se “në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit” dhe se “Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”.