Kosova

Kryetari i LDK-së në Gjilan kërkon zbardhjen e ngjarjeve që tronditën vendin: Qytet i paqes u shndërrua në qytetin e kronikës së zezë

Shkruar nga Liberale

Kryetari i LDK-së në Gjilan kërkon zbardhjen e ngjarjeve që

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet, si dhe për rastin e dhunës ndaj një të miture, që dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë.

Haziri tha se “nga epiteti qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë” dhe se dy ngjarjet e fundit duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë.

Ai dënoi të dy rastet, duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të tyre. Haziri theksoi se është e papranueshme dhe e patolerueshme që Gjilani, dikur qytet pa asnjë vrasje, në vitet e fundit po përballet me krime të tilla. Kryetari i LDK-së në Gjilan u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurin.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH