Inter Miami, klubi i David Beckham dhe shtëpia aktuale e emrave të mëdhenj si Leo Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets, është shumë pranë një tjetër goditjeje të madhe në merkato.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, mesfushori argjentinas Rodrigo De Paul është shumë afër kalimit në MLS. Klubi amerikan ka arritur një marrëveshje me Atlético Madrid, ndërsa për lojtarin është përgatitur një kontratë katërvjeçare.
De Paul, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 2022, ka kaluar katër sezone me skuadrën spanjolle dhe ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në mesfushë.