E di se këtë sukses vështirë ta përsërisë më.
Granit Xhaka arriti në maj të vitit të kaluar kulmin e karrierës në futboll duke fituar titullin në Bundesligë me Leverkusenin, ndërsa tani vendosi se kishte ardhur koha për t’u larguar nga Gjermania.
Dy sezone të suksesshme, një me titull, me Kupë, me Superkupë, me finale të Ligës së Europës, dhe një me vendin e dytë në kampionat, përfunduan dhe vetë shqiptari I Zvicrës ishte ndër më të mirët tek skuadra e trajnerit Shabi Alonso.
Shënoi gola, shërbeu pasime, por sidomos udhëhoqi mesfushën me përvojën dhe aftësinë e tij prej lideri.
Gjithsesi, cikli përfundoi, trajneri Shabi Alonso shkoi tek Reali dhe sulmuesit kryesor, Virc, tek Liverpuli.
Xhaka e ndau mendjen të bashkohej me Sandërlendin në Premier Ligën e Anglisë, ndërsa pamjet filmike tregojnë se ai ka zbritur në qytetin ishullor.
Kontrata do të vlejë deri në 2028, ndërsa Sandërlend I pagoi Leverkusenit 13 milionë paundë, apo 15 milionë euro.
Kapiteni I kombëtares së Zvicrës ka luajtur edhe më parë në elitën angleze, kur ishte pjesë e Arsenalit, madje u vlerësua edhe me shiritin e kapitenit.
Me londinezët bëri rreth 300 ndeshje, me 23 gola e 29 asistë, ndërsa tani do të provojë fatin edhe me ato që quhen “macet e zeza”.
Ndërkaq, ai do ta vazhdojë përfaqësimin në kombëtaren e Zvicrës, në të cilën është lojtari me më shumë ndeshje, plot 137, si dhe ka shënuar 14 gola.