Emanuele Ndoj është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Ascolit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Ascoli Calcio 1898 FC S.p.A. njofton blerjen e mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026, me një opsion për të vazhduar më tej”– shkruan klubi.
Ndoj është aktivizuar së fundmi te Latina në Serie C, ndërsa ka kontribuar edhe për Brescia e Catania.