Sport

Interi nuk e shit Çalhanoglun/ Marotta flet për të ardhmen e mesfushorit

Shkruar nga Liberale.al

Interi nuk e shit Çalhanoglun/ Marotta flet për të ardhmen e

Pavarësisht thashethemeve të fundit për një kalim të mundshëm te Galatasaray, mesfushori turk Hakan Çalhanoglu do të qëndrojë te Interi. Presidenti i klubit zikaltër, Beppe Marotta, ka konfirmuar këtë gjatë një interviste të dhënë së fundmi.

“Çalhanoglu? Është një lojtar i yni në të gjitha aspektet, ndaj do të kthehet sa më parë të jetë e mundur, sapo të ftohet në grumbullim,” – deklaroi Marotta.

Lojtari, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, u përfol për një transferim të mundshëm te Galatasaray, por duket se ky transferim nuk do të realizohet.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH