Ikona e Liverpool-it dhe e futbollit anglez, Steven Gerrard, ka përjetuar një emocion krejt të ri, është bërë gjysh për herë të parë. Vajza e tij e madhe, Lilly-Ella, solli në jetë një vajzë, duke e bërë 45-vjeçarin zyrtarisht “gjyshin më cool”.
Lilly ndau lajmin e bukur në Instagram, ku postoi një foto të partnerit të saj duke dalë nga spitali me mbajtësen e bebit në dorë. Ajo kishte lajmëruar shtatzëninë që në janar, me një postim të ëmbël ku shkruante: “Sekreti ynë i vogël, lajmi më i mirë, ja ku vjen ‘mini ne’”.
Gerrard, që ishte në Arabi si trajner i Al Ettifaq, u kthye menjëherë në Britani pas lajmit. Tashmë ai është larguar zyrtarisht nga klubi dhe ka nisur një kapitull të ri si komentator për TNT Sport, ndërsa në horizont përflitet edhe për një rikthim te Rangers.