Sport

Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

Shkruar nga Liberale.al

Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon

Teuta ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e presidentit të ri të klubit, Fatos Troplini. Për këtë verë, durrsakët kanë vendosur që fazën përgatitore ta zhvillojnë në qytetin e Ohrit, një destinacion i njohur dhe i përdorur shpesh nga ekipet shqiptare në vitet e fundit.

Klubi ka bërë publike edhe axhendën e ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut.

Teuta do të përballet fillimisht me ekipin e Makedonija GP më 18 korrik. Më pas, më 21 korrik do të luajë kundër skuadrës kosovare Llapi, ndërsa miqësorja e fundit do të jetë më 24 korrik përballë Vorës.

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH