Showbiz

U përfol se ishte e lidhur me instruktorin e palestrës, kunati Egli Takos zbulon të vërtetën për këngëtaren

Shkruar nga Liberale
U përfol se ishte e lidhur me instruktorin e palestrës, kunati Egli

Egli Takos, Xhulio Todhe, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Fan Club”, ku ka sqaruar nëse ka një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 4” banorja.

Ish-banori i këtij edicioni, Gert Ferra, deklaroi në “Big Brother Radio” se Egli është e lidhur me një instructor palestre që quhet Mario. Sipas tij, ai e ka shoqëruar atë në ambientet e Top Channel që ditën e parë.

Lidhur me këtë, Xhulio u shpreh se ka qenë ai që e ka shoqëruar kunatën që nga dita e parë dhe këtë mund t’a vërtetojnë të gjithë.

Në lidhje me Marion, Todhe u shpreh se e njeh prej vitesh dhe se janë miq.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ke për të thënë rreth këtyre deklaratave të bëra për Eglin?

Më duken qesharake se çfarë nuk po dëgjojmë e shikojmë. Shohim njëri-tjetrin në shtëpi dhe qeshim. Kanë dalë shumë vetë dhe flasin sikur kanë folur me familjarët e Eglit, po familjar i Eglit jam unë dhe nusja ime.

Ke qenë ti personi që ka shoqëruar Eglin në Top Channel?

E kam shoqëruar që nga dita e parë dhe vazhdoj të shkoj te Top Channel, më njohin të gjithë. Nuk e di nga i shohim këto filma.

Pse mendon se bëhen këto deklarata të rreme?

Shiko kush i bën, do pak vëmendje, është normale.

Ti e mohon kategorikisht deklaratat?

Shumë e lehtë për t’a zgjidhur. E dine të gjithë aty, që nga zotërinjt te trau që më kanë parë që ditën e parë që e kam çua e deri më sot, e deri në fund të kësaj eksperience.

Marion, djalin në fjalë e njeh?

Po, e kam shok, kam vite që e njoh, është instruktor palestre. Nuk ka asgjë të keqe se këtu në Shqipëri kështu funksionon, t’a bëjnë këdo dashnor.

Është edhe mik i Eglit?

Po. Thjesht këta që flasin shohin lajme të 2002-2003 dhe fillojnë e flasin për vëmendje.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH