Showbiz

"Saranda, Berati, Shkodra, Tirana" - Në mes të Kilit, zbulohen rrugët me emrat e qyteteve të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
"Saranda, Berati, Shkodra, Tirana" - Në mes të Kilit,

Hualpen është një qytet kilian me rreth 110 mijë banorë. I përket provincës së Concepcion, i shtrirë në 53.5 kilometër katrorë dhe është një qytet kryesisht industrial.

Por ky qytet ruan një surprizë të bukur për këdo shqiptar që i bie rruga për ta vizituar. Kjo për faktin se disa prej rrugicave, janë emërtuar në bazë të qyteteve më të mëdha shqiptare

Tirana, Durazzo (Durrësi), Dibra, Elbasan, Escutari (Shkodra) apo Berat, janë vetëm disa prej rrugicave në lagjet e Hualpen-it.

Së fundmi, blogeri i njohur nga Kosova, Ariot Myrtaj e ka vizituar këtë qytet.

“Nuk e dimë, as unë e as këta çunat Shqiptarë që jetojnë këtu me vite, por shumë interesant sesi i kanë vendosur emrat shqiptarë këtu! Nëse dikush dinë diçka më shumë na shkruaj në komnete. Ju Faleminderit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Për më tepër ndiqni videon:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH