
David Beckham po përgatitet të festojë 50 vjetorin më 2 maj, por atmosfera festive ka nisur më herët.
Ish-futbollisti anglez ka qenë në qendër të një mbrëmjeje të veçantë, me bashkëshorten e tij, Victoria Beckham, familjen dhe shumë miq të famshëm në krah.
Ngjarja u mbajt në Cipriani Downtown Miami në Florida dhe përfshiu shumë nga miqtë e famshëm të çiftit si legjenda e futbollit amerikan, Tom Brady, ish-basketbollisti i famshëm, Shaquille O’Neal dhe ylli argjentinas i ekipit amerikan që ka në pronësi Beckam, Lionel Messi si dhe katër fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo dhe Cruz dhe vajzën Harper.
Festimet përfshinin darkë dhe pije, ndërsa të ftuarit shijuan muzikë nga DJ D-Nice në një nga sallat e Cipriani.
Beckham ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, duke postuar foto nga mbrëmja.
“Mendova të filloja të festoja pak herët, një natë kaq e veçantë në Miami”. Ndihem me fat që kam miq dhe familjarë të mrekullueshëm me të cilët nis festimet e 50-vjetorit tim. Ju dua”, shkroi ai.