Showbiz

Banorët që meritojnë finalen e madhe BBV4, sipas Gjestit

Shkruar nga Liberale

Banorët që meritojnë finalen e madhe BBV4, sipas Gjestit

Pas njoftimit të produksionit se në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” do të ketë vetëm katër finalistë, banori Gjesti ka ndarë mendimin e tij për ata që e meritojnë të arrijnë në fund të garës. Sipas tij, katër banorët që duhet të shkojnë në finale janë:

Rozana Radi, kjo për përkushtimin e saj në lojë. Më pas, Laert Vasili, për inteligjencën dhe strategjinë e tij. Duke vazhduar me Egli Takon për sfidat që ka kaluar në shtëpi si dhe Gerta Gixharin për qëndrueshmërinë dhe karakterin e saj luftarak.

Ky mendim i Gjestit ka ngjallur diskutime dhe spekulime në mesin e publikut dhe banorëve, duke shtuar edhe më shumë tension në ditët e mbetura deri në përfundimin e spektaklit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH