Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta.
Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital. Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Fulton.
Aksidenti fatal për të ndodhi ditën e tij të lindjes, kur policia u përgjigj ndaj një raporti për të shtëna në një shtëpi në William Nye Drive SE.
Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët, shkruan The Guardian.
Bailey u dërgua menjëherë në spitalin Grady Marcus për trajtim, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.
Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.